Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare Ervin Skela ka zbritur mbrëmjen e djeshme sërish në fushën e futbollit në një ndeshje që legjendat e Eintrahtit të Frankfurtit kanë sfiduar Ronaldinhon me shokët e tij.
Në një stadium të tejmbushur nga spektatorët, vlonjati luajti gjatë gjithë ndeshjes, por në fund ishte ekipi i brazilianit që fitoi 5-4.
Ditën e djeshme Skela ka festuar edhe ditëlindjen dhe normalisht nuk mund të mungonte një dhuratë për të nga legjenda braziliane dhe miqtë e tij, të cilët iu kanë firmosur bluzën pas ndeshjes.
