VIDEO/ Një spital modern edhe për Tropojën

111

Banorët e zonës së Tropojës mund të marrin shërbimet e duhura pranë spitalit në këtë qytet, pasi ky i fundit ka pësuar një rehabilitim të ambienteve të brendshme dhe të jashtme të ndërtesës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka postuar në faqen e saj zyrtare një video e cila tregon qartazi transformimin e kushteve në spitalin e Tropojës, e cila për shumë vite ka qenë me kushte të papërshtatshme dhe ku shërbimi ndaj banorëve linte për të dëshiruar.

Sot, ky spital të ofron të gjitha shërbimet bazë si dhe një staf i cili është gjithnjë në shërbim të pacientëve.