Video/ Simon Sinek, të rinjtë e sotshëm në vendin e punës

317

Te rinjte e ketij mileniumi

Posted by po.al – Portali i lajmeve te mira on Tuesday, October 30, 2018

Simon- Akoma më duhet të bëj një bisedë apo të mbaj një takim ku askush nuk më bën pyetjen Mileniale ( Milenial= të rinjtë e shek.21).

Moderatori- Cila është pyetja Mileniale?

Simon- Dukshëm, Milenialet, një grup personash që kanë lindur nga 1984 dhe në vazhdim, janë të vështirë për t’u menaxhuar. Ata akuzohen se janë  të llastuar, narcisistë, egoist, të shpërqendruar, dembelë, por të llastuarit është kryesorja.

Ngaqë ata i hutojnë kaq shumë drejtuesit, ndodh që drejtuesit pyesin Milenialët: çfarë doni? dhe Milenialët përgjigjen: ne duam të punojmë në një vend me qëllime, (më pëlqen kjo) ne duam të kemi ndikim, ( çfarëdo që nënkuptojnë ), në duam ushqim falas dhe pup-a (kolltuk).

Dhe dikush qëllimisht thotë:  ka plot ushqime falas, gjithashtu ka dhe ulëse të rehatshme por prap për disa arsye ata akoma nuk janë të lumtur. Kjo për shkak se këtu mungon diçka.

Nga  ajo që unë kam mësuar, mund ta ndaj këtë pakënaqësi në 4 pjesë, domethënë janë 4 gjëra ose 4 karakteristika: e para është prindërimi, tjetra është teknologjia, e treta është padurimi dhe e katërta është ambjenti.

Ky brez që ne e quajmë Milenial, shumë prej tyre janë rritur në strategji prindërore totalisht të dështuar.

Përshembull, atyre u është thënë, gjatë gjithë kohës, se janë të veçantë. U është thënë se ata mund të kenë çdo gjë që ata dëshirojnë në jetë, mjafton ta dëshirojnë. U është thënë…

Disa nga ata kanë hyrë në klasat e nderit jo sepse ata e kanë merituar por sepse prindërit e tyre janë ankuar. Disa prej tyre kanë marrë 10-ta jo sepse e kanë merituar por sepse mësuesit nuk donin të merreshin me prindërit. Disa fëmijë kanë marrë medalje pjesëmarrje, pra ti po merr një medalje se po vjen i fundit.

Ajo që ne dimë është se kjo e zhvlerëson medaljen e atyre që në të vërtetë kanë punuar shumë, dhe në fakt, kjo e vë në siklet përsonin që vjen i fundit pasi ai e di që nuk e meriton atë medalje dhe kjo e bën të ndihet edhe më keq.

Pra ti e çon këtë grup të rinjësh në Master, ata hyjnë në punë pastaj aty ngecin. Ata rikthehen në botën reale dhe shumë shpejt ata e kuptojnë se: nuk janë më të mirët, mamatë tyre nuk mund t’i ngjisin në karrierë, se nuk merr asgjë nëse arrin i fundit, dhe meqë ra fjala ti nuk mund ta kesh një gje vetem sepse e do. Dhe, papritur, i gjithë imazhi për veten është shkatërruar, kështu që kemi një brez të tërë që po rritet me më pak vetvlerësim se brezi i mëparshëm.

Një tjetër problem për ta komplikuar atë është se po rritemi në një botë facebook-u dhe instagrami, me fjalë të tjera ne jemi të mire për të vendosur filtra, ne jemi të mire për t’ju treguar njerëzve se jeta është e mrekullueshme edhe pse jam në depresion.

Kështu, gjithkush duket i ashpër, gjithkush duket sikur ka gjithçka por realiteti është ndryshe. Ka shumë pak ashpërsi dhe shumë pak veta e dine. Shumë njerëz të rritur thonë se ajo çfarë ne bëjmë kjo është ajo çfarë keni…. Dhe ata nuk kanë asnjë dyshim.

Kështu, ne kemi një brez të tërë që rritet me shumë më pak vetbesim se brezat e mëparshëm.

Pa fajin e tyre, pa fajin e tyre ata janë kujdesur nga duar të këqija.

Tani le të shkojmë tek teknologjia. Ne e dimë se përfshirja në mediat sociale dhe celularët tanë çlirojnë një hormonë që quhet dopamine, ja pse kur merr një mesazh ndihesh mire. Të gjithë e kemi përjetuar atë, kur jemi ndjerë pak të mërzitur apo të vetmuar kemi dërguar 10 mesazhe miqve tanë ç’kemi, ç’kemi, ç’kemi, ç’kemi… sepse ndihemi mirë kur na përgjigjen. Ja pse ne numërojmë like-t, ja pse ne shikojmë herë pas herë sa pëlqime marrim në instagram, dhe nëse ulet ndjekja në instagram pyesim veten çfarë po shkon keq, ata nuk më pëlqejnë më. Trauma tek fëmijët e vegjël nëse hiqen nga miqtë, sepse ne e dimë se kur ti merr like ti merr dopamine që të bën të ndihesh mirë. Neve na pëlqen kjo prandaj dhe ne kthehemi prap aty.

Dopamina është ekzaktësisht hormoni që na bën të ndihemi mire kur ne pimë duhanë, alkool dhe kur ne luajmë bixhoz. Me fjalë të tjera është shumë varësuese.  Ne kemi kufizime moshë në duhanpirje, bixhoz dhe alkool por ne nuk kemi kufizime moshë në mediet sociale dhe në celularë, e cila është njësoj sikur të hapim ribinetin e pijeve alkoolike dhe t’ju themi të adoleshentëve se ky është ilaçi kur ju ndjeheni të mërzitur. Por kështu në fakt ndodh vërtetë,  ne kemi një brez të tërë që ka akses në një hormon varësie, që quhet dopamine, përmes medias sociale dhe celularëve ndërkohë që po kalojnë stresin e adoleshencës.

Pse është kjo e rëndësishme?! Pothuajse çdo alkoolist ka zbuluar alkoolin kur ka qenë adoleshent. Kur ne jemi të rinj, i vetmi miratim që na duhet është miratimi i prindërve tanë, ndërkohë që ne kalojmë përmes adoleshencës një tranzicion ku ne kërkojmë miratimin e shokëve. Shumë frustruese për prindërit, shumë e rëndësishme për neve. Që na lejon neve të përshtatemi me një kulturë tjetër jashtë familjes drejt një kulturë më të gjërë. Është një periudhë shumë shumë stresuese dhe akthi në jetën tonë. Ne supozohet të kishim mësuar të mbështetemi tek miqtë tanë. Disa njerëz, krejt aksidentalisht, zbulojnë akoolin dhe efektet mpirëse të dopaminës që t’i ndihmojnë ata për të përballuar stresin dhe ankthin e adoleshencës.

Fatkeqësisht, kjo bëhet një program i veçantë në trurin e tyre dhe kështu kur ata të vuajnë një periudhë të vështirë nuk do të kthehen tek një mik por do të kthehen tek ‘shishja’, stresi sociale, stresi financiar, stresi i karrierës dhe kjo është më së shumti arsyeja pse një alkoolist pi. Kjo ndodh sepse ne po lejojmë akses të pakufizuar ndaj këtyre pajisjeve dopamine-prodhuese.

Parimisht media po bëhet një program i veçantë në trurin tonë, dhe ne po vërejmë se, ndërkohë që ky brez rritet, shumë fëmijë nuk dine të formojnë marrdhënie të thella dhe domethënëse ( fjalët e tyre jo të mijat ), ata pranojnë se shumë nga marrdhëniet e tyre janë sipërfaqësore, ata do të pranojnë se nuk mbështeten tek miqtë e tyre, ata kalojnë mire me miqtë e tyre por ato gjithashtu e dine se miqtë e tyre do t’i anashkalonin nëse diçka më e mire do ju vinte.

Marrdhëniet e thella nuk ndodhin sepse ata nuk i praktikojnë aftësitë për një gjë të tillë. Dhe akoma më keq ata nuk kanë mekanizmin e përballimit të stresit, kështu që kur stresi seriozisht nis të shfaqet në jetët e tyre, ata nuk do të kthehen tek një person ata do të kthehen tek një pajisje, tek media sociale, tek gjërat të cilat ofrojnë një çlirim të përkohshëm. Ne e dimë, shkenca është e qartë, se njerëzit që harxhojnë më shumë kohë në facebook janë të prirur për të qenë më shumë depresiv sesa njerëzit që rrinë më pak në facebook.

Duhet balance. Alkooli nuk është i keq, shumë alkool është rrezik, bixhozi është qejf, shumë bixhoz është rrezik, Nuk është asgjë e keqe me median sociale, është mosbalanca. Nëse je ulur për darkë me miqtë dhe ti po shkruan me dikënd që nuk është aty, ky është një problem, kjo është varësi.

Nëse je i ulur në një takikm me njerëz që supozohet që do i dëgjoni dhe do flisni, dhe nëse ju e vendosni celularin mbi tavoline, qoftë edhe përmbys, s’ka rëndësi, kjo përçon një mesazh në dhomë që ata nuk janë aq të rëndësishëm në këto moment. Kjo është ajo çfarë ndodh dhe fakti që ti nuk nuk mund ta lësh mënjanë do të thotë  se je i varuar.

Nëse ti zgjohesh në mëngjes dhe pa thënë mirmëngjes të dashurës apo të dashurit kontrollon telefonin, ti ke varësi. dhe si çdo varësi në çdo kohë, kjo do të shkatërrojë marrdhëniet. Do të të kushtojë kohë, do të të kushtojë para dhe kjo do të të bëjë jetën tënde më keq.

Pra, kemi një brez që po rritet me vetbesim më të ulët që s’ka mekanizmin e të përballuarit të stresit. Tani le t’i shtojmë dhe padurimin. Ky brez po rritet në një botë të kënaqësive të shpejta. Do të blesh diçka? Ti shkon tek Amazone, dhe produkti arrin të nesermen. Do të shikosh një film?, si kyçesh dhe e shikon direkt. Do të shikosh një program televiziv? S’ke pse të presësh javë pas jave. Di njerëz që shmangin seritë e serialeve vetëm që t’i shijojnë ato të gjitha sëbashku.

Kënaqësitë e shpejta, do të dalësh në një takim dashurie? Ti nuk ke pse të mësosh të jesh kësi tipi. As që duhet të mësosh apo të praktikosh atë aftësi. Ty nuk të duhet të jesh në siklet të mundohesh të shpjegosh kur po-ja është po ose kur thua po por nënkupton jo, rrëshqite djathtas, bingo unë jam një feminist. S’ke pse të mësosh mekanizmin social të përballimit. Çdo gjë që ti do mund ta kesh në mënyrë të shpejtë. Gjithçka mund ta gjesh tek kënaqësitë e shpejta, përveç kënaqësisë në punë dhe marrdhënieve të forta. Nuk ka aplikacione për to. Ata janë procese të ngadalta, gjarpërues, të sikletshme dhe të rrëmujshme.

Kështu që, vazhdoj të takoj këta fëmijë të mrekullueshëm, fantastikë, punëtorë dhe të zgjuar, të cilët sapo kanë mbaruar shkollën dhe kanë filluar punë. Ulem me ta, dhe kur i pyes si po shkon? Ata thonë se po mendojnë ta lënë punën. Dhe unë pyes pse? Dhe ata thonë se nuk po bëjnë një ndryshim, unë ju them se keni vetem 8 muaj ketu. U duket sikur janë në këmbët e një mali, dhe ata kanë këtë koncept abstrakt që quhet ndikimi që duan të kenë në botë, që është kulmi. Ajo çfarë ata nuk shohin është mali. Nuk më intereson nëse i ngjitesh malit shpejt apo ngadalë, por është akoma një mal.

Ajo që ky brez i ri duhet të mësojë është durimi. Diçka që me të vërtetë ka shumë rëndësi si dashuria ose gëzimi i përmbushjes profesionale, dashuria e jetës, vetbesimi, aftësitë, të gjitha këto kërkojnë kohë.

Ndonjëherë mund të përshpejtosh pjesë të saj por udhëtimi në tërësi është i lodhshëm, i gjatë dhe i vështirë. Dhe nëse nuk kërkon ndihmë për të mësuar këto aftësi, ti do të biesh nga mali, ose ose skena më e keqe e mundshme është ( që tashmë po e shohim atë ), skena më e keqe është rritja e tendences për vetvrasje, rritja e vdekjeve aksidentale nga përdorimi i drogërave, ne po shohim rritje të numrit të fëmijëve që braktisin shkollën apo që marrin leje për shkak të depresionit, e pa degjuar më pare.

Kjo është një skene me të vërtetë e keqe. Të gjitha këto janë skena të gjitha të këqija, ndërsa skena më e mirë do të ishte një popull që rritet dhe e kalon jetën pa e gjetur lumturinë. Ata, thellë thellë, kurrë nuk do të gjejnë përmbushje në punë apo jetë. Ata thjesht do të ecin permes jetës dhe kur i pyet si shkon puna? Ata do të thonë ‘është mirë’, njësoj si dje, si është martesa apo marrëdhënia? Është mire. Pra kjo është skena më e mire, e cila më çon mua tek pika e katërt që është mjedisi.

Ne po e marrim këtë grup të mrekullueshëm të fëmijësh të rinj të cilët thjesht kanë qenë në duar të këqija. Nuk është faji I tyre, dhe ne I fusim ata në një mjedis kolektive që shqetësohen më shumë për numrat se sa për fëmijët, ato kujdesën më shumë për përfitimet afat-shkurtër se sa për jetën e gjatë të këtyre të rinjëve.

Ne shqetësohemi më shumë për një vit se sa për gjithë jetën.

Kështu ne i fusim ata në mjedise kolektive që nuk i ndihmojnë ata të ndërtojnë vetbesimin, që nuk i ndihmojnë ata të mësojnë aftësinë e bashkëpunimit, që nuk i ndihmon ata të mësojnë të përballojnë sfidat dixhitale, dhe gjetjen e balancës. Kjo nuk po i ndihmon ata të tejkalojnë nevojat për kënaqësitë e shpejta, dhe t’u mësojë atyre gëzimin e përmbushjes kur punon shumë për diçka për një kohë të gjatë, e cila s’mund të bëhet as për një muaj e as për një vit.

Kështu ne i ngecim ata në kësi lloj mjedisesh kolektive, dhe më e keqja është se ata mendojnë se është faji i tyre, ata mendojnë se janë ata që s’mund të ja dalin. Dhe kjo e bën këtë gjë akoma më keq. Por nuk është kështu, unë jam këtu për t’ju thënë se nuk është faji i tyre, është shoqëria është mjedisi kolektiv, është mungesa totale e një udhëheqje të mire në botë tone të sotme që po I bën ata të ndihen kështu.

Ata janë në duar të këqija dhe e urrej ta them por është faji i shoqërisë, ta shpif veten në një mënyrë sikur s’ke zgjidhje tjetër.

Ja ku jemi, do doja që prindërit e tyre të kishin bërë punë më të mire por jo, ata s’e kanë bërë.

Ne po i marrin ata në kompanitë tona dhe ne duhet të merremi me këtë amulli. Ne duhet të punojmë shumë më shumë që të ndërtojmë besimin e tyre. Ne duhet të punojmë shumë më shumë që t’u mësojmë atyre aftësitë sociale që u mungojnë. Nuk duhet të ketë asnjë celularë në dhomen e konferencave, asnjë, zero. Dhe nuk e kam fjalë që të rrish jashtë duke pritur të shkruash, kur je duke pritur për të filluar takimi dhe të gjithë janë me celularë në duar, dhe të heqësh celularë sapo të fillojë takimi.

Jo, nuk janë krijuar kështu marrëdhëniet.

Të kujtohet kur folëm për gjërat e vogla, marrëdhëniet janë krijuar në këtë mënyrë, ne jemi duke pritur që takimi të fillojë dhe pyesim, si është babai juaj?, dëgjova se është në spital.. ohh, është shumë mire, faleminderit që pyete, ai tani është në shtëpi, dhe jam shumë i gëzuar… është me të vërtetë mahnitëse sepse ishte e frikshme…

Pikërisht kështu krijohen marrëdhëniet…

Ej a e mbarove atë raportin?, Oh zot, jo nuk arrita, s’ka problem, mund të të ndihmoj unë… vertetë? Kështu krijohet besimi ynë. Besimi nuk krijohet në një ngjarje apo në një ditë, madje as kohët e vështira nuk e krijojnë besimin menjëherë. Është këmbëngulja e qëndrueshme që e krijon.

Ne duhet të krijojmë mekanizma ku të lejojmë këto lloj ndërveprimesh të ndodhin, por ne lejojmë celularë në sallat e konferencave dhe ne jemi përkulur mbi telefon, oh filloj takimi dhe kthehemi direkt. Më e preferuara ime është kur e ke lënë telefonin mbi tavolin dhe e shikon me bisht të syrit, vazhdon të bjerë zilja, unë s’do t’i përgjigjem kësaj, shpirtmadh ky zotëria.

Ose, kur je për darkë me miqtë, unë bëj kështu kur dal me miqtë e mi, ne nisemi bashkë dhe i lëmë telefonat në shtepi. Kujt do t’i telefonojmë?!, ndoshta veç njëri mund të marrë celularin nëse na duhet për të telefonuar dike të veçantë ose për t’I bërë foto ushqimit. Fang lëri këto, unë jam idealist por nuk jam budalla. Duket me të vërtetë mire, ne do merrnim një telefon me vete, është si alkoolisti, arsyeja pse ti e nxjerr pijen alkoolike nga shtëpia është sepse nuk i beson fuqisë së vullnetit. Nuk jemi mjaftueshëm të forte, por kur t’ largon tundimine bën më të thjeshtë situatën.

Dhe kur ti thua mos e shikoni telefonin, njerëzit do të bëjnë kështu, por kur shkojmë në banjo cila është ajo që bëjnë me pare? Ne duam të shikojmë restorantin për një minut e gjysëm, por nëse nuk e ke telefonin, ti thjesht shijon botën. Pikërisht kështu vijnë idetë, nëse ngarkohesh nuk ka risi apo ide, idetë vijnë kur truri ynë pyet.

Ose kur shikon diçka dhe thua se vë bast që mund ta bëj këtë. Kjo quhet risi.

Por ne po i shmangim këto momente të vogla, Askush nga ne nuk duhet t’i karikojë telefonat afër krevatit. Ne duhet t’i karikojmë telefonat në dhomën e ndejnjes.

Largojeni tundimin që të çohesh në mesnatë për të shikuar telefonin sepse nuk po ju merr gjumi, nuk duhet të shihni telefonin sepse kjo i bën më keq gjumit. Por nëse e lë në dhomën e ndenjes, është mire, je i relaksuar. Aha, mire por më duhet për alarmin e mëngjesit. Një orë për zgjim kushton vetëm 8 dollarë, do të të blej unë një.

Por çështja është se ne tani në industri, pavarësisht nëse duam apo jo, ne nuk kemi mundësi të zgjedhim, është përgjegjësi të ndihmojmë këtë brez fantastik të ndërtojë vetëbesimin, të mësojë durimin, të zhvillojë aftësitë sociale, të gjejë balancë më të mire mes jetës dhe teknologjisë,

Sepse krejt sinqerisht, është gjëja e duhur që duhet bërë.

Moderatori- Faleminderit që erdhët këtu

Simon- Është kënaqësia ime. Faleminderit që me kishit mua.

Moderatori- Faleminderit që u kthyet përsëri. Ishte e mrekullueshme, ku mund të të gjejnë?

Simon- Emm, është ironike por mund të më gjeni në mediat sociale.

Moderatori- Kur të mos jeni në mbledhje.

Simon- Jam në vende të zakonshme, por po ju them diçka, po përgatis një libër të ri I cili del në shtator, është një libër i hollë.

Moderatori- Kjo e gëzon lexuesin.

Simon- E veçanta e këtij libri është se, doja të botoja diçka që asnjë format dixhital të mos mund ta riprodhojë.

Është libër thëniesh me ilustrime, është i ilustruar bukur, është shumë ambicioze sepse nuk doja që ilustrimet të bëheshin me kompjuter. Ato janë bërë me dorë, është një këngë nga Aloe Blacc, Together is better, dhe kështu I vura titullin librit. Kështu më dha këngën dhe muzika  është në fund të librit dhe vargjet janë shkruara me dorë, nga dora e tij. Dhe më e mira është se libri është aromatik.

Ne e dërgojmë atë me aromen e klientit, e cila bëhet nga kompania 1229, dhe ata e dizenjojnë atë me aromën e optimizmit. Pra ti nuhat faqet e librit dhe ndjen aromën e optimizmit.

Dhe e bukra e kësaj është se nuk mund ta bëj këtë gjë përmes librave elektronik. Doja të krijoja diçka me të cilën do duhet të përfshihesh fizikisht.

Është dizenjuar të jepet si dhuratë, në faqen e pare shkruhet Për dhe në faqen e fundit Nga, Doja të jepej si dhuratë pasi sepse dua t’i thuhet falemnderit atij që të frymëzon apo t’ja japësh dikujt që do ta inspirosh.

Është dizenjuar për të nxitur ndërveprime fizike, dhe të të përfshijë në botën reale. Jam shumë krenar për këtë gjë.

Moderatori- E pabesueshme, shumë e veçantë, shpresoj të jetë kryevepër pasi librat e tua të tjerë u kanë dhënë shumë njerëzve.

Ishte e këndshme ajo që ndave sot me ne.

Simon- Falemnderit, e vlerësoj shumë.

Moderatori- Duhej ta kisha bërë këtë intervistë tek këmbët e tij. Ai ka një thënie në twitter që do ta perifrazoj: ‘Drejtuesit janë nxënës dhe njerëzit që ndalojnë së pretenduari se dinë gjithçka dhe janë të hapur për të mësuar, janë këta që bëjnë hapa përpara’, janë 140 gërma por kjo është pak a shumë ideja.

Kur e takova Simonin për here të parë, isha i emocionuar sepse ishte entuziast dhe i hapur për të mësuar gjëra të reja. Për të ndryshuar gjërat dhe për të ndërtuar diçka që është më e mire. Të dish pse po bën atë që po bën është shumë e rëndësishme,  mënyra si njerëzit i qasen botës dhe ta dëgjosh këtë përballë kësaj audience, të shikosh të gjithë dhe të marrësh vëmëndjen e tyre, dhe të flasësh si të lësh telefonin  mënjanë dhe t’u kujtosh rëndësinë e marrëdhënies, mendoj se është shumë e rëndësishme.

Prandaj, Simon, falemnderit edhe njëherë që ndave me ne.

Simon- Kënaqësia ishte e imja.