VIDEO/ Studenti shqiptar në gjurmët e shkencës, programon pasqyrën e mençur

86

Pasqyrat tradicionale kanë qenë gjithmonë tejet të nevojshme dhe të përdorshme kudo, por në kohën e evoluimit të teknologjisë, inovatorët e rinj kanë gjetur mënyra për t’i bërë pasqyrat më të dobishme, duke e shumëfishuar funksionin e tyre.

Pothuajse tre muaj më parë, studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Emin Emini ka filluar ndërtimin dhe programimin e pasqyrës së mençur multifunksionale me ekran me touchscreen.

Përveç se një pasqyrë normale, kjo tregon informacione të thjeshta, si kohën, datën e motin, si dhe ofron funksione më të komplikuara si mundësi për të parë, filma, video dhe lajme.