Vijnë 7020 doza të tjera nga Pfizer, nis vaksinimi i mjekëve dhe të moshuarve në Shkodër

26

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbërritën mbrëmjen e së hënës, dozat e reja të vaksinës antikovid të siguruara nga marrëveshja e drejtpërdrejtë e qeverisë shqiptare me kompaninë “Pfizer”.

Bëhet fjalë për 7020 doza të tjera, ndërsa pritet që brenda marsit të vijnë mijëra të tjera. Konkretisht, javën e ardhshme do të vijnë një sasi prej 8 mijë dozash vaksinash.

Ndërkohë, ka nisur sot në Shkodër procesi i vaksinimit për mjekët infermierët dhe të moshuarit. I pari që bëri vaksinën anti-covid ishte drejtori i spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti, për të vijuar me mjekët dhe infermierët e tjerë dhe më pas në azilin e të moshuarve.