Vijon procesi i dizinsektimit në Divjakë, për mbrojtjen e shëndetit dhe krijimin e kushteve për turistët

40

Në Divjakë po vijon procesi i dezinsektimit, kryesisht në zonën e plazhit dhe bizneseve.

Sipas autoriteteve është ndërhyrë në të gjitha puset apo vendet me ujë, si burimi kryesor i rritjes së larvave të mushkonjave.

Dezinsektimi, në zonat e nxehta bregdetare dhe urbane të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik është një proces me rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive, shqetësimet nga mushkonjat dhe reaksionet alergjike.