Vijon puna me intensitet të lartë në bypass-in perëndimor të Shkodrës

82

Puna në bypass-in perëndimor të Shkodrës po ecën me ritëm dhe intensitet të lartë.

ARRSH bën të ditur se, kanë përfunduar punimet në lotin 1 për ndërtimin e trupit të rrugës të bypass-it perëndimor të Shkodrës.

Ndërkohë që po vijon vendosja e bordurave të trotuarit, korsitë e biçikletave, bordurat e trafik-ndarësve.

Gjithashtu drejt përfundimit është edhe puna për veshjen e trotuarëve me gurë dekorativë. 

Ndërsa në lotin 2 të këtij aksi rrugor, janë realizuar gërmime, si dhe mbushja e trupit të rrugës me zhavorr.

Këto janë dy vepra në infrastrukturën rrugore, të cilat shmangin kalimin përmes qytetit dhe lidhin aksin Tiranë-Shkodër me aksin Shkodër Hani i Hotit.