Virozat e vjeshtës, simptomat dhe rekomandimet e mjekëve

220

Në çdo fillim vjeshte, me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturave, shfaqet edhe një rritje e infeksioneve respiratore të quajtura ndryshe edhe rrufa, e ftohura e zakonshme apo gripi.

Më të prekurit në këtë kohë janë padyshim fëmijë. Është shumë e rëndësishme që, në momentin e parë të shfaqjes së shenjave, kujdesi të bëhet nga prindërit në kushte shtëpie dhe më pas fëmija të dërgohet në spitalin pediatrik më të afërt.

Përgjithësisht ndërlikimet e shfaqura janë ato të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, temperaturë e lartë, të vjella apo dhimbje të forta koka.

Është për t’u theksuar që shfaqja e këtyre simptomave është e ndryshme nga njëri individ tek tjetri dhe moshat më të rriskuara janë fëmijët nga 2 deri në 6 vjeç.

Mjekët rekomandojnë se vaksina antigrip është mbrojtësi më i mirë për të parandaluar virusin për të mos shfaqur format e tij më të rënda.

Nderkohe rekomandohet edhe veshja trashe, sidomos ne mengjes dhe darke, pasi ka renie te ndjeshme te temperaturave ne keto fashe oraresh.

Mos hiqni dore nga frutat, lengjet dhe gjellerat. Ju ndihmojne gjithmone.