Vizitorët nuk u ndalën, ja sa turistë e vizituan Shqipërinë 8 muajt e fundit

10

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në tetëmujorin e këtij viti llogaritet 1.745.169.

Sipas raportit të publikuar sot nga Instituti i Statistikave (INSTAT) numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në periudhën janar-gusht rezulton me një rënie për shkak të pandemisë, por sërish shifra është inkurajuese.

Turizmi patriotik ishte vendimtar, pasi shqiptarët e Kosovës, nuk e braktisën Shqipërinë.