Programet e punësimit/ Kategoritë që përfitojnë financim deri në 12 paga minimale dhe sigurimet shoqërore

75

Përveç skemave për nxitjen e rikthimit në punë të individëve që u larguan nga tregu për shkak të situatës së krijuar prej COVID-19, qeveria po zbaton edhe një program tjetër për mbështetjen e punëkërkuesve të regjistruar pranë zyrave të Punës, ku fokusin më të madh e kanë nënat kryefamiljare, romët, egjiptianët, viktimat e dhunës dhe personat me aftësi të kufizuara.

Programi i punësimit parashikon një mbështetje me financim prej 4 pagash minimale dhe 12 muaj kontribute, detyrim i punëdhënësit për të gjitha bizneset që janë të gatshme të punësojnë personat që janë të regjistruar pranë zyrave të punës.

Element shumë i rëndësishëm, tha ajo, është se jo të gjithë janë njëlloj vulnerabël në tregun e punës dhe bazuar mbi këtë kriter janë parashikuar edhe përfitime në nivele të ndryshme.

Nëse ne flasim për nënat kryefamiljare, romët dhe egjiptianët dhe viktimat e dhunës programi parashikon mbështetje me 6 paga minimale dhe kontributet e sigurimeve.

Për personat me aftësi të kufizuara, një tjetër grup ky që e ka të vështirë të integrohet në tregun e punës, programi parashikon 12 muaj financimin e pagës minimale dhe kontributet e sigurimeve.