Vuno, rikualifikimi urban pritet të gjenerojë ekonominë dhe turizmin

141

Bashkia Himarë është duke përjetuar një transformim rrënjësor falë investimeve të integruara që po bëhen në gjithë territorin e saj.

Në kuadër të projektit “Punët në Komunitet IV” të mundësuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Bashkinë Himarë, janë më shumë se 10 milionë euro investime të reja të cilat kanë filluar nga puna dhe financohen nga Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim (CEB).

Ky projekt parashikon rikualifikimin urban të të gjithë zonës, përfshirë Himarën, Dhërmiun, Vunoin, zonat begdetare në Jalë dhe Dhërmi, infrastrukturën rrugore, parkimin dhe plazhin publik në Dhraleo, etj.

Ndërhyrja konsiston në ndërtim/rikonstruksionin e rrugëve, kalldrëmeve, ujësjellës – kanalizime, fasada, çati, sheshe, shëtitore, trotuare, plazhe, vendparkime, ndriçim publik, etj.