WhatsApp përmirëson video thirrjet në grup, premton funksionalitete të reja në 2023

9

Aplikacioni shumë popullor i komunikimit të Meta, WhatsApp, njoftoi ditën e Mërkure disa përmirësime në thirrjet audio dhe video duke e vendosur në një nivel me platformat e tjera që mbështetin video thirrjet.

Video thirrjet në WhatsApp tashmë pranojnë deri në 32 përdorues njëherazi, ose katër herë më shumë sesa limiti i mëhershëm prej 8.

Për thirrjet zanore, mbështetja për 32 përdorues është ofruar prej kohësh por tani do të jetë edhe për video thirrjet.

Aplikacioni rival i Apple, FaceTime, mbështet thirrjet me 32 persona, dhe WhatsApp tashmë mund të konkurrojë më mirë me FaceTime për grupet e bisedave.

Duke mbajtur të shtypur mbi ikonën e një përdoruesi në një video thirrje do të zgjerojë ndërfaqen në mënyrë që të mbyllni audion e tyre ose tu dërgoni mesazhe private.

Një opsion i ri për të ndarë një lidhje telefonate që ka mbërritur në WhatsApp është një funksionalitet që ofrohet prej kohësh në FaceTime.

WhatsApp tha se kishte bërë edhe disa ndryshime funksionale për të përmirësuar eksperiencën e telefonatave. Përmes disa valëve me ngjyra, përdoruesit do ta kenë më të lehtë të mësojnë kush po flet ndërsa kamera e tyre është e fikur.

Një baner do të shfaqet kur dikush i bashkohet një thirrjeje në grup.

Së fundi, mundësia për të ndërvepruar me aplikacione të tjera ndërsa dritarja e video thirrjes qëndron e hapur është një funksion në testim beta që do të mbërrijë në 2023 tha kompania.

pcworld.al