World Vision: Kampe pushimi falas për fëmijët me pamundësi ekonomike

290

Mbi 3 mijë fëmijë të varfër shqiptarë, që jetojnë në familjeve nën minimumin jetik nga 220 zonat më të varfëra të Shqipërisë janë ftuar sivjet nga organizata World Vision për të kaluar një javë pushime verore falas.​

Për shumë prej tyre kjo është e pamundur dhe është hera e parë që shkojnë për disa ditë në një kamp veror mes lojërave dhe argëtimeve me moshatarët.

Organizatorët e “World Vision” shpjegojnë se këto janë kampe falas gjatë 3 muajve të verës për fëmijë nga 6-18 vjeç prej familjeve më në nevojë, të cilët nuk kanë mundësi të dërgojnë fëmijët nëpër kampe.

Organizata “World Vision” ka ngritur 30 kampe të tilla verore dhe e kryen këtë veprimtari kulturore edukative prej 15 vjetësh.

Sivjet bashkëpunimi mes “World Vision” ka sjellë 3 mijë fëmijë në kampe verore nga familjet e varfëra prej rretheve të ndryshme të Shqipërisë për të përjetuar një javë të veçantë.