Zbardhet nga dëbora “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës

26

Ngjyrat ia lënë vendin bardhësisë së dëborës në një shtigjet më të vizituara në vend, që ndodhet në kalimin Shishtavec-Çajë, në Kukës.

I njohur si “Shtegu i Ngjyrave” ai është kthyer në destinacionin turistik më të vizituar, falë promovimit të vazhdueshëm.

Me rënien e temperaturave ditëve të fundit ky shteg është mbuluar nga dëbora duke ofruar një pamje mbresëlënëse për adhuruesit pas ngjitjeve në mal.

“Shtegu i Ngjyrave” kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri). Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri, ka një bukuri të rrallë. Përveç tij ka edhe kreshta të tjera vargmali, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës.

Burimet e ftohta të ujit, liqenet natyrore, majat e maleve mbuluar me borë, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor, dimër dhe verë.

/ata.gov.al