Panairi i Roshnikut, prezantohen prodhimet e zonës

202

Një panair me prodhime të zonës është mbajtur në Roshnik të Beratit. Në këtë panair marrin pjesë fermerë nga e gjithë zona, të cilat kanë prezantuar aty produktet tipike të zonës.

Ky panair është një mundësi e mirë për të promovuar jo vetëm prodhimet bujqësore, por edhe bukuritë natyrore të kësaj zone, që do të ndihmonte në rritjen e numrit të turistëve dhe ne zhvillimin ekonomik të saj.

Një atmosferë të ngrohtë dhe festive krijoi koncerti i artistëve të Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” dhe Grupi Artistik i Qypërlinjve.