Zbulimi i shkencës: Pse çokollata e zezë na bën më të lumtur

40

Një studim i ri i zhvilluar në Korenë e Jugut, ka zbuluar se konsumimi i çokollatës së zezë në bazë ditore i bën njerëzit më të lumtur.

Studiuesit në Kore kanë zbuluar se të rriturit e shëndetshëm që hanin gjithsej 30 gram çokollatë të zezë në ditë ishin më të lumtur, krahasuar me të rriturit e shëndetshëm që hanin çokollatë me më pak kakao, ose pa çokollatë fare.

Megjithatë, përfitimet u gjetën vetëm te konsumimi i çokollatës që përmban 85 për qind kakao.

“Mendohet se përmirësimet në humor lidhen me ndryshimet mikrobike në zorrë nga ngrënia e çokollatës”, thonë studiuesit.

Produktet e çokollatës me përqindje të lartë kakao janë më të mira për shëndetin, sepse  përmbajnë më pak sheqer, yndyrë, ngjyrues dhe vaj palme.