Zbulohet ylli më i shpejtë i Rrugës së Qumështit

22

Ylli më i shpejtë në galaktikën tonë të Rrugës së Qumështit udhëton me 24 000 kilometra në sekondë, e barabartë me 8% të shpejtësisë së dritës, sipas një studimi të botuar në “Astrophysical Journal”, nga një ekipi astrofizikantësh të Universitetit të Këlnit.

Ky yll quhet S4714 dhe, së bashku me yje të tjerë të pamatur, orbiton shumë afër vrimës së zezë supermasive “Shigjetari A*”, në qendër të galaktikës.

“Yllit sprinter S4714 i duhen 12 vjet për të përfunduar rrugën e tij rreth vrimës së zezë, sipas një orbitë në formë elipsi shumë të zgjatur”, thanë studiuesit.

“Kur arrin në pikën më të afërt me Shigjetarin A*, ylli e rrit shpejtësinë e tij në 24 000 kilometra në sekondë dhe pastaj ngadalësohet ndërsa largohet”, vazhduan ata.

Ky zbulim sugjeron se ka më shumë yje ende të pamatur në qendër të galaktikës, nga sa supozohej më parë.

Ata mund të jenë të ashtuquajturit “të shtrydhurit”, yje aq afër një vrime të zezë, saqë janë shtrydhur nga forca e saj baticore.

Ekzistenca e tyre u teorizua në vitin 2003 dhe, nëse konfirmohet, mund të ndihmojë për të studiuar vetitë e vrimave të zeza, si edhe testimin e aspekteve të ndryshme të teorisë së relativitetit