13-vjeçarja shqiptare Kler Çaku shpallet kampione Europe në shah

27

Kler Çaku, 13 vjeç, ka fituar titullin kampione Europe në shah, për moshat deri në 14 vjeç, në Kampionatin Europian të zhvilluar në Slloveni.

“Urime kampione! Kler Çaku, 13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Europe në shah, në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14 vjeç”, shkruan Rama, në një postim në Facebook.

Çaku ka fituar me plot shtatë fitore dhe dy barazime në këtë turne, teksa në fund është shpallur kampione në kategorinë e saj.

Turneu i të rinjve të shahut u zhvillua prej disa ditësh në Slloveni.