26 Qershori, Dita Botërore e Luftës kundër Drogës

235

26 Qershori është Dita Botërore e Luftës kundër Drogës.Kjo ditë u vendos që në vitin 1988 dhe, që nga ajo ditë,organizata të ndryshme në mbarë boten e shfrytëzojnë çdo vit për të bërë fushata sensibilizuese dhe edukuese.

Sipas UNODC rreth 200 milion njerëz në mbarë botën janë përdorues të drogave të paligjshme të tilla si kokaina, marihuana, haluçinogjene, dhe qetësues hipnotik.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të paktën 15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të drogave. Në vitin 2004, OBSH vlerësoi se 0,7 %  e barrës globale të sëmundjeve ndodh si pasojë e përdorimit të kokainës dhe opioideve dhe se në disa shtete kosto sociale nga përdorimi i substancave të paligjshme ishte diku në 2% e GDP. Në Shqipëri, nuk kemi të dhëna të matshme në lidhje me numrin e përgjithshëm të përdoruesve. Sipas studimeve të ekspertëve në këtë fushë, gjykohet se, numri i personave të cilët kanë përdorur të paktën një herë substanca psikoaktive të paligjshme variojnë midis 40.000- 60.000. Ndërsa numri i personave të cilët kanë pasur probleme si pasojë e përdorimit dhe abuzimit me substanca të paligjshme në të gjithë vendin  është diku te 5000-7500. Nga këta, numri i përdoruesve intravenoz varion midis 4000-6000.

Nuk është asnjëherë vonë për të hequr dorë nga përdorimi i substancave narkotike!

image2 image3