3.3 milionë pasagjerë më shumë gjatë 2019, si ka ndryshuar kurba e fluturimeve nga Rinasi

25
CIT Aerospace 737-MAX8 Artwork K65921

Fluksi i pasagjerëve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” u rrit me 13.3% në 2019 krahasuar me vitin paraardhës ose 3.3 milionë më shumë.

Rritja gjatë 2019-ës është shtyrë kryesisht nga kategoria e fluturimeve të programuara (scheduled) e cila u rrit me 13.8% krahasuar me 2018-ën. Pasagjerët e fluturimeve charter këtë vit pati një rritje prej 8.3% nga 2018.

Fluksi i fluturimeve dhe pasagjerëve në aeroportin “Nënë Tereza” përgjatë 3 viteve të fundit është rritur jo vetëm në periudhat pik qershor -shtator dhe dhjetor, por edhe në muajt maj e tetor.

Viti 2019 ka qenë një vit dinamik sa i përket hyrjeve dhe daljeve të kompanive ajrore nga tregu shqiptar i fluturimeve. Kështu, në muajin mars 2019 filloi operimin kompania flamur-mbajtëse shqiptare “Air Albania”, e cila e mbylli vitin 2019 me 125 072 pasagjerë. ‘

Dy kompani të tjera të reja në tregun shqiptar, vitin që lamë pas, ishin zvicerania “Edelweiss” dhe kompania evropiane me kosto të ulët “EasyJet”.

Numri i destinacioneve nga/për Tiranë është rritur, duke shkuar në 59 vitin që lamë pas, nga 52 në vitin 2018 dhe 45 në vitin 2017.

10 destinacionet më popullore nga/për TIA janë 5 qytete italiane, si edhe Stambolli, Londra, Frankfurti dhe Athina. Milano vijon të mbetet destinacioni kryesor nga/për TIA.