3 Pije për të Ngrohur Organizmin Gjatë Netëve të Dimrit

5

Lëng i Nxehtë Molle Me Erëza

Kjo pije rekomandohet në dimër dhe i vjen në ndihmë fytit të bllokuar dhe të acaruar.

Përbërësit:

  • 1 litër lëng molle,
  • 5 shirita lëkure portokalli,
  • 1 shkop kanelle,
  • 3 kokrra karafili,
  • 1 lugë çaji mjaltë,

Hidhini të gjithë përbërësit, përveç mjaltit, në një tenxhere dhe lërini të valojnë për 10 minuta.

Më pas, pak para servirjes, hidhni mjaltin.

Për zbukurim në servirje mund të përdorni më shumë shirita të lëkurës së portokallit dhe kanellës.

Çaj Xhenxhefili Dhe Menteje

Përbërësit:

  • 2 gota ujë,
  • 2 lugë gjelle xhenxhefil të grirë,
  • 1 shkop kanelle,
  • 1 lugë çaji mjaltë.

Hidhini të gjithë përbërësit, përveç mjaltit, në një tenxhere ose cajnik dhe lërini të ziejnë për 10 minuta.

Më pas kullojeni çajin, shtoni mjaltin dhe pijeni të ngrohtë.

Çaj Mali Me Limon Dhe Mjaltë

Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:

Përbërësit

  • Një grusht me çaj mali
  • Një lugë çaji me mjaltë
  • Dy lugë gjellë me lëng limoni
  • Një filxhan çaji me ujë

Përgatitja

Si fillim zjejmë ujin. Në ujin e nxehtë hedhim çajin e malit, e lëmë të zjejë deri në 10 minuta.

E heqim nga zjarri dhe e hedhim në filxhan. Më pas hedhim lugën e mjaltit dhe lëngun e limonit.

Çaji pihet kur është i ngrohtë.

agroweb.org