Në Berat ka nisur një aksion për mbjelljen e pemëve. Janë planifikuar të mbillen rreth 4500 rrënjë fidanë pishe në ato zona ku ato janë djegur ose dëmtuar.
Punonjësit e drejtorive pjesëmarrëse e përqendruan punën e tyre në malin “Partizani”, duke mbjellë rreth 160 fidanë pishe. Ky aksion për mbjelljen e pemëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në zona të tjera.