5 mënyra praktike për fëmijët; si të mësojnë, argëtohen dhe të jenë të shëndetshëm në kushte shtëpie

45

Familjet në të gjithë botën po përpiqen të kuptojnë se si mund tia dalin mbanë të shkollojnë fëmijët e tyre në kushte shtëpie si pasojë e izolimit të detyruar të shkaktuar nga përhapja e Koronavirusit.

Sipas specialistëve ekzistojnë 5 mënyra të thjeshta dhe praktike për të mbajtur fëmijët e angazhuar në mësim, të gëzuar por edhe të shëndetshëm ndërkohë që shkollat mbeten të mbyllura.

  1. Planifikoni dhe jepini përparësi lëndëve kryesore

Kjo nënkupton që meqenëse nuk jeni mësues profesionist është mirë që as ju e as fëmija juaj mos stresohet, të vendosni në fillim se cilat janë lëndët kryesore ku duhet të fokusoheni më shumë dhe fillimisht. Si cdo gjë e re me kohën do të përmirësoheni të dyja palët.

  1. Subjektet kryesore

Sipas specialistëve është mirë që ta nisim punën me pyetjen Pse, pasi fëmijët janë gjithnjë shumë kurioz të dijnë arsyen e cdo problem apo risie që mësojnë apo dëgjojnë. Përfshini fëmijët tuaj në diskutim rreth temave të ndryshme që do të mbuloni dhe se kur do ta bëni këtë. Kështu do të mund të krijoni sëbashku një shkollë të re alternative ku ata kanë mundësi të kenë akses tek vendim marrjet duke e bërë kështu mësimin edhe më argëtues dhe interesant.

  1. Vendosni rutina

Nga përvoja, fëmijët dhe të rriturit reagojnë mirë nën një strukturë, veçanërisht në një rutinë mëngjesore. Mundohuni të hartoni orarin e mësimit së bashku dhe nëse është e mundur, caktoni një hapësirë ​​të veçantë pune për klasën tuaj të re. Në këtë mënyrë ata mund ta lidhin kryesisht këtë hapësirë ​​me mësimin e tyre, dhe do ta kenë më të lehtë të ndryshojnë aktivitet kur ndodhen në zona të tjera të shtëpisë. Për të mbajtur disa lidhje me përvojën e tyre të zakonshme shkollore, vendosni paraprakisht kohën e pushimit dhe drekës. Koordinoni kohën e punës tuaj më atë të fëmijëve tuaj që asnjëri mos të mbarti pasoja.

  1. Këshilla për mësimin e lëndëve thelbësore

Kur ishit në shkollë, kush ishte mësuesi juaj i preferuar? Edhe nëse nuk mundeni, kjo është mundësia juaj të jeni AI mësues. Mundohuni ta shihni atë nga këndvështrimi i fëmijës tuaj: kjo do tiu formësojë shumë në marrjen e vendimeve tuaja dhe do t’ju lejojë të optimizoni përvojën e tyre të të mësuarit.

Të qenurit I vetmi nxënës eviton konkurencën e dëmshme dhe I bën ata të maten cdo ditë me veten e tyre duke avancuar cdo ditë e mëshumë.

Gjithashtu mos harroni të alternoni figurën tuaj si mësues me atë të prindit dashamirës gjatë leksioneve për të monitoruar kështu progresin e tyre tërë kohën. Është e dobishme edhe nëse e vendosni fëmijën tuaj në rolin e mësuesit që ai tiu shpjegojë juve se cfarë ka mësuar, cka do të tregonte shumë qartë dhe thjeshtë se sa informacion ata kanë thither dhe si.

  1. Nuk mund të mbushni filxhanin pa pasur caj në cajnik

Siç do ta zbuloni, mësimdhënia mund të jetë një punë vërtet stresuese. Kantina e shkollës duhet të ketë ushqime të shëndetshme për trurin dhe trupin e fëmijës, të tilla si frutat dhe perimet, shumë ujë dhe të shmangë sheqerin. Ushtrimet janë gjithashtu diçka e këshillueshme që ta vendosni në fillim të ditës së shkollës për të mbushur “klasën tuaj” me energji, por jo me lodhje.

Një mësues i mirë gjithashtu udhëheq me shembullin e tij, kështu që mos harroni të vendosni plane për t’u kujdesur edhe për veten tuaj. Gjeni kohën për tu shplodhur, mbani një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar si dhe ushtrohuni ose meditoni. (SkyNews)