550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut/ Ja ngjarjet e mbajtura nga shtëpitë diplomatike shqiptare nëpër botë

224

Shtëpitë diplomatike të Shqipërisë në të gjithë botën kanë hapur dyert me aktivitete të shumta në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

VIti i Skenderbeut ne Ambasadat Shqiptare

Heroi ynë Kombëtar, Skënderbeu ka “shkelur" kudo ku ka shqiptarë nëpër botë për të sjellë në vëmendjen e të gjithëve virtytet e shqiptarëve dhe lavdinë e tij. Ambasadat shqiptare çelën dyert me aktivitete të shumta në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit, për të festuar vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut.#VitiSkënderbeut

Posted by Ditmir Bushati on Saturday, December 1, 2018

Rrënjët europiane të Shqipërisë së Skënderbeut

Ati i shenjtë, Papa Françesku ka mbajtur një konferencë “Rrënjët evropiane të Shqipërisë nga Giorgio Castriota Scannderbeg” duke bekuar europianistin modern të mesjetës, Skënderbeun.

Audienca e posaçme me Papa Françeskun, dedikuar popullit shqiptar. Konferenca “Le radici europee di Albania di Giorgio castriota Scannderbeg”.

Prage- Pritje nga ambasada e Shqipërisë në kuadër te Vitit të Skënderbeut.

Stokholm- Ambasada e Shqipërisë organizon një aktivitet me libra antikuar të Nugee për heronjtë tonë Kombëtarë.

Mbrëmja e librit “Kryqtari i fundit” i Virgjil Kules në shtëpinë e Shqipërisë në Paris.

Athinë- Ekspozitë me harta e libra të koleksionistit Panajotis Kolomihalit, të bibliotekës Genadios në Greqi.

Bavari- Aktivitet i përbashkët i konsullatës shqiptare dhe kosovare.

Budapest- Ceremoni përkujtimore në Eger të Hungarisë nga ambasada e Shqipërisë.

Otava- Ekspozitë unike e librave antikë, botuar rreth heroit Kombëtar, organizuar nga ambasada e Shqipërisë.

Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë organizoi konferencë “Skenderbeu, liria dhe paqja”.

Zagreb- Ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës organizuan aktivitete nga Këshilli Pakicat Kombëtare “Shqiptaro-Kroate”.

Londër- Organizohet një ceremoni përkujtimore pranë bustit të Heroit tonë Kombëtar.

Mali i Zi- Ambasada e Shqipërisë mblodhi në Tuz bashkëkombësit në një aktivitet artistik.

Shkup- Ambasada e Shqipërisë organizoi ceremoni solemne në nder të 55-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Bruksel- Aktivitet përkujtimor në statujën e Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

Nju Jork- Mesha e kremtuar nga Imzot Gjergj Meta, Ipeshkv i Rrëshenit, mbështetur nga ambasada e Shqipërisë.

Romë- Viti i Skënderbeut, homazhe pranë bustit të Heroit në sheshi “Albania”. Romë u organizua konferenca: “Skëndebeu: Heroi që bashkon”.

Romë- Konferenca me titull: “Epoka e Skënderbeut midis Mesjetës dhe Kohëve Moderne në Mesdhe”.

Milano- Ekspozitë: “Il Rituale Fotografico The Photographic Ritual” .

Bukuresht- U organizuar koncerti me sopranon Arlinda Morava, në Pallatin Sutu.

Moskë- Mbrëmje kulturore kushtuar Heroit tonë Kombëtar.

Bratislavë- Në kërkim të gjurmëve të Gjergj Kastriot Skënderbeut, në kështjellën 700 vjeçare Bytcas.

Lubjanë- Shfaqje e filmit “Skënderbeu”, organizuar nga Shoqata Shqiptare “Forum-Ilirida” dhe ambasada Shqiptare.

Miçigan- Veprimtari shoqërore, shkencore e kulturore, në qytetin e Detroitit.

Bernë- Nderohet me “Certifikatën Mirënjohje për kontribute të veçanta”, prof. Astrit Leka, ideator i bustit Skënderbeu në Gjenevë.