6.4 miliardë lekë eksporte në 6 muaj, 112 mijë tonë fruta-perime ‘Made in Albania’ kalojnë kufijtë

15

Pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19 eksportet e bujqësisë në vendin tonë u rritën me 11.6%.

Sipas shifrave zyrtare, fermerët e kanë rritur eksportin e produkteve me 11.6% gjatë periudhës janar-qershor 2020.

Fermerët shqiptarë edhe pse në gjëndjen e pandemisë botërore COVID-19 kanë rritur me 11.6% sasinë e frutave dhe perimeve të eksportuara gjatë periudhës janar-qershor 2020.

112,000 tonë fruta dhe perime u eksportuan gjatë kësaj periudhe me një vlerë prej 6.4 miliardë lekësh.