67-vjetori i flamurit të BE-së, simbol i unitetit të Evropës

22

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë përkujtoi sot 67-vjetorin e flamurit evropian.⠀

“Flamuri u miratua për herë të parë nga Këshilli i Evropës 67 vjet më parë dhe u bë emblema e BE-së në 1985”, thekson Delegacioni i BE.⠀

“Tani është simboli më i njohur i BE-së dhe një emoji popullor që nga viti 2015!”, shton delegacioni.

Flamuri i BE simbolizon Bashkimin Evropian dhe më shumë jashtë, unitetin e Evropës. Me kalimin e viteve është bërë simboli më i njohur i identitetit evropian.

Yjet e vendosur në rreth në këtë flamur simbolizojnë unitetin, solidaritetin dhe harmoninë mes njerëzve në Evropë. Numri 12 i yjeve simbolizon perfeksionin dhe nuk ka lidhje me numrin e shteteve.

ata.gov.al