7 faktorët që shkaktojnë dhimbje koke në mëngjes

121

Zgjimi në mëngjes me dhimbje koke është mënyra më e keqe për të nisur ditën. Dhimbjet e kokës në mëngjes shpesh tingëllojnë të pakuptimta, për vetë faktin se trupi supozohet të ketë pushuar gjatë natës.

Gjumë i pamjaftueshëm

Trupi ka nevojë për shtatë deri në tetë orë gjumë që të funksionojë siç duhet. Nëse flini më pak, atëherë ka diçka që nuk shkon dhe organizmin e kap paniku. Hormonet arrijnë kulmin, bashkë me rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut dhe stresin thonë ekspertët e sëmundjeve neurologjike. Një zgjidhje e shpejtë për këtë problem janë disa medikamente kundra dhimbjeve që funksionojnë menjëherë. Nëse mundeni përpiquni të dremisni për 20-30 minuta që t’i jepni mundësi trupit të funksionojë më mirë.

Gjumë i tepruar

Nëse flini më shumë se nëntë orë, atëherë bie niveli i serotoninës, një hormon i çliruar nga truri. Sa më të ulëta të jenë nivelet e serotoninës, aq më pak gjak qarkullon në tru, gjë që nxit dhimbjen e kokës.

Luhatjet hormonale

Në mëngjes, nivelet e endorfinës, hormonit të humorit të mirë janë të ulëta. Një gjë e tillë mund të shkaktojë migrenë tek disa njerëz.
Sipas të dhënave, mungesa e hormoneve vështirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe rrjedhimisht koka dhemb. Aktiviteti fizik në mëngjes nxit prodhimin e hormoneve dhe mund të pushojë dhimbjen e kokës.

Pasojat e alkoolit

Nëse një natë më parë e keni tepruar me alkoolin, atëherë përgatituni për dhimbje koke mëngjesin e të nesërmes. Pirja e alkoolit shkakton dehidratim dhe pakësim të qarkullimit të gjakut në tru. Mënyra më e mirë është që të hidratoheni me ujë ose pije të pasura me elektrolite. Vitamina C e tretur në ujë ndihmon mëlçinë të përpunojë alkoolin, në mënyrë më efikase dhe ta nxjerrë atë nga sistemi sa më parë.

Gërhitja

Gërhitja, mungesa e ajrit, marrja e frymës pakësojnë sasinë e oksigjenit në tru dhe prishin cilësinë e gjumit. Mungesa e oksigjenit zgjeron enët e gjakut dhe qarkullimin e tij në tru. Presioni është i lartë dhe koka dhemb.

Mungesa e kafesë

Kafeina luan rol stimulus për sistemin nervor. Nëse jeni mësuar duke e pirë kafenë në një orë të caktuar dhe nuk i përmbaheni rutinës, do të ndieni dhembje të fortë të kokës. Heqja dorë nga kafeja ka të njëjtin efekt dhe rrit presionin në tru, duke shkaktuar dhimbje koke.

Depresioni

Dhimbjet e kokës mund të ndodhin edhe si pasojë e depresionit. Ky i fundit ka lidhje të fortë me nivelet e ulëta të serotoninës. Studimet që disponon “Agroweb.org” tregojnë se depresioni prish gjumin dhe dhimbja e kokës prish humorin, duke krijuar kështu një rreth vicioz të pakapërcyeshëm.

Tensioni i lartë

Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, atëherë dhimbjet e kokës janë më frekuente. Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje që kurohet nëpërmjet ndryshimeve thelbësore në regjimin ushqimor dhe medikamenteve përkatëse.