Vaji i peshkut ose ushqimi i trurit, ja pse duhet ta përdorni çdo ditë

116

Vaji i peshkut, i cili shihet si ushqim i trurit nga ekspertët, është i rëndësishëm për shëndetin tonë.

Një minimum prej 2,2 gramë në ditë nga vaji i peshkut, rekomandohet të konsumohet, pasi shërben si mburojë mbrojtëse në trup, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Shkalla e inteligjencës për fëmijët pas përdorimit të vajit të peshkut u rrit me 7,5 %, thonë disa studime.

Për të parandaluar pothuajse të gjitha sëmundjet e zemrës dhe kancerit, zgjidhja kalon përmes vajit të peshkut, këshillojnë mjekët.

Gjithashtu së fundi studimet tregojnë se vaji i peshkut mund të mbrojë edhe ndaj një vrasësi tjetër: kanceri i gjirit

Burimi ushqyes, i njohur edhe si Omega-3, mund të merret në kapsula ose në formë të lëngshme.

Teoria se nëse konsumon vajin e peshkut do të shtosh në peshë është krejtësisht e gabuar. Vaji i peshkut është një nga yndyrat esenciale në gjakun tonë.

Vaj i peshkut është një domosdoshmëri, veçanërisht në pikën e mbrojtjes nga sëmundjet. Kapsulat nuk përmbajnë sodium. Ai është një produkt i sigurt për të gjithë përfshirë këtu dhe gratë shtatzëna, duke i mbajtur sa më larg sëmundjeve apo edhe depresionit.

Vaji i peshkut rigjallëron lëkurën duke shtuar prodhimin e kolagjenit dhe elastinëve që dhurojnë freski.