7 këshilla për një lider të sukseshëm nga John Maxwell

106

Nëse do të drejtosh me sukses:

  1. Asnjëherë mos lejoni të tjerët të mendojnë që ju keni përgjigjet më të mira. Kjo vetëm do t’i bëjë ata të krijojnë varësi ndaj jush.
  2. Bëni pyetje. Ndihmojini ata të mendojnë gjatë gjithë proçesit të zgjidhjes së problemit.
  3. Bëhuni trajner, jo mbret. Trajneri nxjerr në dukje më të mirën prej të tjerëve, duke i ndihmuar të shkojnë deri thellë brenda vetes dhe të zbulojnë potencialin e tyre të fshehur. Mbreti vetëm jep urdhëra.
  4. Listo mundësitë që ata ofrojnë për zgjidhjen e problemit. Ndërthurrni idetë tuaja me të tyret derisa ata t’i zotërojnë ato.
  5. Kërkojuni atyre të vendosin për zgjidhjen më të mirë për problemin e tyre.
  6. Zhvillo një “plan loje”.
  7. Kërkoju atyre të marrin në zotërim dhe të marrin përgjegjësi për “planin e lojës“. Lejojini të vendosin afate kohore dhe një proçes llogaridhënie.

Shkëputur nga “Developing the Leader Within You” – John Maxwell