9-vjeç u shpall kampion Zvicre, kush është 20-vjeçari shqiptar që synon Formula 1

1

Jasin Ferati është 20-vjeçari shqiptar që po korr një sukses shumë të madh në Zvicër. Ai ka nisur sportin e ‘karting’ që në moshën 4-vjeçare, ndërsa është shpalluar kampion që 9-vjeç.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Jasini tregoi se si e nisi këtë rrugëtim, duke zbuluar se mbështetjen më të madhe e merr nga prindërit e tij. Ai tha se tashmë synon Formula 1 dhe po punon fort për t’ja arritur.

“Kur erdha në fillim në Zvicër dhe nisa karrierën, isha pak rëndë se isha i ri, edhe s’kisha shumë eksperiencë. Ama te gara e tretë u bëra kampion Europe në Gjermani. Edhe aty kam filluar Formulën dhe po vazhdoj tani.