A e dini sa e fuqishme është pasaporta shqiptare? Ja renditja befasuese për 2019

65

Shqipëria renditet në vendin e 52-të në botë, për nga fuqia e pasaportës. Renditja është publikuar nga “Henley Passport Index”, e cila është realizuar në bazë të lirisë së lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme, pa pasur nevojë për vizë.

Në të njëtën renditje me pasaportën shqiptare është dhe ajo gjeorgjiane, ndërsa ajo turke renditet e 53-ta.

Nga vendet e rajonit, Serbia është në vendin e 41-të, qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë pa viza në 131 vende, Mali i Zi i 47-ti me 122 vende, Maqedonia e Veriut në vendin 46-të, qytetarët e së cilës mund të lëvizin pa viza në 123 vende, Bosne dhe Hercegovina renditet 51-ta. Ndërsa Kosova renditet më poshtë në Ballkan, e 100-ta, ndërsa qytetarët e saj mund të lëvizin pa viza në vetëm 41 vende.

Në vendin e 109-të, dhe të fundit në listë renditet Afganistani. Qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në vetëm në 25 vende.

Pasaportat më të fuqishme në botë, sipas kësaj organizate, janë të Japonisë dhe Singaporit, pasi qytetarët e këtyre vendeve mund të udhëtojnë pa viza në 189 destinacione.

Shtetasit shqiptarë mund të lëvizin në 113 vende të botës, pa siguruar më parë një vizë