A e dini se cila janë vendet që konsumojnë më shumë kafe në botë?

62

Thuhet se shqiptarë pinë shumë kafe, por sa e vërtetë është krahasuar me vendet e tjera? Cilat vende konsumojnë më shumë? Organizata Ndërkombëtare e Kafesë na jep një panoramë.

Sipas të dhënave, më shumë se 500 miliardë filxhanë kafeje konsumohen në mbarë botën dhe 25,000 njerëz punojnë në plantacionet e kafese. Brazili eshte eksportuesi me i madh.

Lexoni renditjen.

  1. Kanada: 6.2 kilogramë për person në vit

Kanadaja kryeson në renditje si i vetmi vend jo-evropian që është pjesë e Top 10. Kanadezët konsumojnë ekuivalentin e rreth 152 litra kafe në vit për person.

  1. Luksemburgu: 6.5 kg për person në vit

Konsumi i kafesë është rritur shumë në Luksemburg për shkak të pranisë së shumë njerëzve që shkojnë në vend për punë ose për të përfunduar biznes. Për më tepër, këtu çmimi është veçanërisht i ulët në krahasim me pjesën tjetër të Evropës.

  1. Belgjika: 6.8 kg për person në vit

Në Belgjikë gjithnjë e më shumë njerëz kanë filluar ta duan kafenë. Në veçanti, kërkesa për kafe me cilësi të lartë është rritur ndjeshëm.

  1. Zvicra: 7.9 kilogramë për person në vit

Dallimi i madh mes të tetit dhe të shtatës në renditje: në Zvicër konsumohet rreth 1 kilogram më shumë kafe se në Belgjikë. Dhe varieteti i preferuar është ai në ekspres.

  1. Suedi: 8.2 kg për person në vit

Në Suedi, kafeja pihet shpesh me pasta. Përveç kësaj, shumë shtojnë disa pika qumësht.

  1. Holandë: 8.4 kg për person në vit

Në Holandë, gjithashtu, ka një kërkesë në rritje për varietetet më cilësore të kafesë.

  1. Danimarka: 8.7 kg për person në vit

Në Danimarkë, kafeja amerikane është më e përhapura: pirja e kësaj pije është një moment themelor për t’u socializuar, si dhe një mundësi për t’u çlodhur gjatë punës.

  1. Islanda: 9 kilogramë për person në vit

Islanda është një nga vendet ku kafeja është më e mirë në raport me popullsinë: 9 kilogramë për rreth 370,000 njerëz (nga e cila duhet të përjashtohen fëmijët!)

  1. Norvegjia: 10 kilogramë për person në vit

Medalje argjendi për Norvegjinë, ku kafeja filloi të vlerësohej që nga viti 1800.

  1. Finlandë: 12 kg për person në vit

Në krye të renditjes është Finlanda. Kafeja ju lejon të ngroheni dhe mbroni veten nga temperaturat e ftohta: konsumi i kafes jep lehtësim, si dhe një dozë të rëndësishme energjie për ditën.

Shqiptarët pinë kafe, por larg top dhjetëshes./PoAl