Nxitja e kreativitetit dhe inovacionit për gratë sipërmarrëse shqiptare, është synimi i AWE 2023 (Akademia për Gratë Sipërmarrëse), një projekt bashkëpunimi frymëzues midis Destil Creative Hub dhe Ambasadës së SHBA.
Projekti është i përkushtuar për të nxitur gratë e reja sipërmarrëse në sektorë të ndryshëm krijues të Shqipërisë, me një fokus të veçantë në shfrytëzimin e potencialit krijues për të kapërcyer sfida të ndryshme. Këtë vit, që është viti i katërt që Destil e zbaton këtë projekt, është punuar me një grup prej 25 vajzash të pasionuara, për programin Dreambuilder dhe 10 pjesëmarrëse për projektin “100 milion nxënës”, ku secila prej pjesëmarrëseve ka ushqyer një ide unike biznesi. Gratë e vajzat kanë kaluar trajnime intensive, punëtori dhe vizita studimore për të mësuar nga sukseset e grave të shquara në industrinë krijuese shqiptare. Thelbi i AWE 2023 ka të bëjë me krijimin e produkteve të prekshme dhe përfaqësuesit e Destil Creative Hub janë shprehur absolutisht të emocionuar për përparimin që kanë bërë vajzat pjesëmarrëse në projekt.
/ata.gov.al