Akordohen 2.1 miliard lekë, rriten pensionet, ja kategoritë e favorizuara

160

Nga sot ka nisur rritja e pensioneve për 669 500 qytetarë.

Indeksimi ose rritja e tyre do të jetë në masën 2.3%, duke alokuar në këtë mënyrë 2.1 miliardë lekë nga Buxheti i Shtetit.

E ardhura minimale nga pensioni, do të jetë në shumën 16 219 lekë/ në muaj ndërsa maksimalja në vlerën 28 639 lekë/ në muaj, ndërsa gjithashtu ky indeksim do të ketë edhe dy kategori të favorizuara si 12 mijë nëna të vetëpunësuara në sektorin bujqësor dhe pensionistët e ardhshëm.

Njoftimi i plotë:

Indeksimi i pensioneve në masën 2.3% bëhet realitet për cdo pensionist nga pensioni i muajit Prill

Nga ky vendim i Qeverisë Shqiptare:

  • Akordohen 2.1 Miliard lekë për pensionistët.
  • Përfitojnë 669 500 qyterarë, që marrin pension të çdo kategorie nga shteti shqiptar.
  • E ardhura minimale nga pensioni bëhet 16 219 lekë në muaj.
  • E ardhura maksimale nga pensioni bëhet 28 639 lekë në muaj.

Ky indeksim favorizon edhe:

  • 12 mijë nëna të vetpunësuara në sektorin bujqësor
  • 14 mijë përfitues të ardhshëm të pensioneve.

Pavarësisht situatës me Pandeminë ?COVID19, Qeveria mbetet e angazhuar të bëjë realitet cdo masë për të mbuluar nevojat ekonomike të pensionistëve, prindërve dhe gjyshërve.