Lejedalje në e-Albania/ Ja si të aplikoni dhe gjithçka që duhet të dini

135

Përmes portalit e-Albania u është dhënë sot përgjigje pyetjeve më të shpeshta nga qytetarët për lejet që nevojiten për të dalë nga shtëpia gjatë fashës orare 05:00-13:00.

Pyetje të shpeshta

1. Çfarë lejesh janë këto?
Këto janë leje për këmbësorët, që duhet te dalin nga shtëpia për të blerë: ushqime, ilaçe apo për shërbesa të tjera.

2. Si mund të aplikoj për këtë leje?

Aplikimi nëpërmjet internetit:
Klikoni www.e-albania.al ose nëpërmjet aplikacionit e-albania, të cilin mund ta shkarkoni në smartphone-n tuaj dhe të kërkoni shërbimin: “Leja për Dalje” (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…).
Për të aplikuar për këtë shërbim ju duhet të jeni i identifikuar në portal. (Regjistrohuni në portal nëpërmjet të dhënave të kartës suaj të identitetit nëse nuk jeni regjistruar më parë)

Aplikimi me anë të sms-së në telefon:
Ata qytetarë, që nuk kanë mundësi të aplikojnë në internet, mund të dërgojnë një mesazh të thjeshtë në numrin: 55155 me tekst: Numri i kartës së identitetit dhe ora e daljes
Psh: J12345678L 0930

3. Kur e marr miratimin e lejes, kur aplikoj nga e-Albania?
Aplikimi nga e-Albania miratohet automatikisht në moment dhe vjen në e-mail-n tuaj, dhe në numrin e telefonit nëse keni regjistruar numrin tuaj gjatë aplikimit.

4. Kur e marr miratimin, kur aplikoj me sms në 55155?
Kur aplikohet me sms miratimi për lejen e kërkuar, në varësi të orës së kërkesës, vjen brenda orëve të para të ditës pasardhëse, dhe vlen vetëm për ditën e nesërme.
Psh: Nëse dërgon një mesazh ditën e sotme deri në orën 23:59, miratimi ose refuzimi ju vjen në orët në vijim, dhe qytetari mund të dalë të nesërmen nëse miratohet.

5. Për sa kohë është kjo leja?
Leja është për një datë të caktuar, dhe zgjat vetëm 1 orë, brenda fashës orare: 05:00-13:00.

6. A mund të lëviz me automjetin tim me këtë leje?
Jo, “Leja per dalje” është për këmbësorët.

7. Sa herë që më duhet të dal, duhet të aplikoj?
Po, ju duhet të aplikoni sa herë që ju nevojitet të dilni për të bërë pazar, për të shkuar në farmaci apo shërbesë tjetër. Por, vetëm 1 orë brenda një dite.

8. Shtetasit e huaj si mund të aplikojnë? / How can foreign citizens apply for a permission?
Shtetasit e huaj mund të aplikojnë një leje për dalje ditore, duke dërguat një sms në numrin 55155 me formatin “F IDnumber Time”
Foreign citizens may apply for a one time per day pemission by sending a text message at the number 55155 with the format “F IDnumber Time” (F stands for Foreigner)
Example: F J1234567G 0930

9. Po për të shkuar në punë, duhet të aplikoj?
Jo, për të shkuar në punë si këmbësor nuk nevojitet aplikim për lejedalje.

10. Po për të shkuar në spital, vlen kjo leje?
Në rast se ju do të shkoni në këmbë në spital, patjetër që vlen.

11. Po nëse jam ende në të njëjtën certifikatë familjare me pjesëtarët e tjerë të familjes që jetojnë në qytet tjetër?
Ligji nr. 10129 “Për gjendjen civile” i ndryshuar: Brenda 30 ditësh nga ndryshimi i vendbanimit shtetasi duhet të paraqitet te zyra e gjendjes civile për të kryer veprimet e ndryshimit.
Pra, cilido qytetar që ndërron vendbanimin e tij, ndryshe nga ai i kaluari apo ai i anëtarëve të tjerë të familjes, brenda 30 ditëve duhet të beje deklarimin për vendbanimin e ri dhe të dalë në certifikatë më vete.