Akses në një qendër të re informacioni turistik për vizitorët e Shën Gjinit

4
Turistët që vizitojnë plazhin e Shëngjinit në Lezhë, së shpejti do të kenë akses në një qendër të re informacioni turistik.
Falë projektit të BE-së “EU4Muncipalities”, stafi i bashkisë do të trajnohet për të ofruar mbështetje cilësore për të gjithë vizitorët e turistët.
Kjo qendër e re informimi i vjen në ndihmë rreth 15 000 turistëve që frekuentojnë plazhin e Shëngjinit.
Ndërsa 120 anëtarë të stafit të bashkisë Lezhë, do të jenë të informuar dhe të aftësuar mbi mbështetjen e turizmit.
Në sajë të projektit të BE-së, janë realizuar 32 takime me rreth 50 pjesëmarrës, të cilët do të bashkëpunojnë edhe më shumë me bizneset turistike për diversifikimin e sezonit turistik gjithëvjetor.
/ata.gov.al