AKU bllokon këtë lloj akulloreje: Nuk duhet ta konsumoni

24

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informoi sot se referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF (Sistemi i njoftimit të menjëhershëm për ushqimin) pas analizave laboratorike të kryera në Francë është konstatuar prani e 2-kloretanolit në akullore me vanilje A H-D GELATO ALLA VANIGLIA CON NOCI DI MACADAMIA 400 g, LOT: 80423 me datë skadence 8.4.2023.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit.

Në bashkëpunim me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake dhe thirrja për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.