Amazon tani ka filluar kryerjen e dërgesave me dronë në Kaliforni dhe Teksas me qëllim që përfundimisht të dërgojë paketat në shtëpitë e klientëve brenda një ore. Shërbimi i dërgesave me dronë i Amazon, Amazon Prime Air, dorëzoi tashmë një numër të vogël paketash përmes dronit në oborrët e klientëve në prag të Krishtlinjeve në Lockeford, Kaliforni dhe College Station, Teksas.
“Ne po fillojmë në këto komunitete dhe gradualisht do të zgjerojmë dërgesat për më shumë klientë me kalimin e kohës”, tha zëdhënësja e Amazon Air, Natalie Banke. Qyteti rural i Lockeford, Kaliforni, ndodhet 80 kilometra në juglindje të Sacramento-s dhe ka vetëm rreth 3,500 banorë, ndërsa College Station, Teksas, është një qytet me madhësi mesatare 160 kilometra në veriperëndim të Houston që është shtëpia e Teksasit A&M.
businessmag.al