Amerikania që la SHBA-të për Gjirokastrën, vajza nga Kalifornia bën ëmbëlsira për qytetin e gurtë (VIDEO)

52

Shumë amerikanë kanë ngritur sipërmarrjen e tyre në Shqipëri në sektorë të ndryshëm. Brena Moran është një prej tyre. Ajo sapo ka hapur në qendrën historike në Gjirokastër një sipërmarrje për tregtimin e ëmbëlsirave.

Shumë amerikanë kanë ngritur sipërmarrjen e tyre në Shqipëri në sektorë të ndryshëm. Brena Moran është një prej tyre. Ajo sapo ka hapur në qendrën historike në Gjirokastër një sipërmarrje për tregtimin e ëmbëlsirave. Vajza nga Kalifornia thotë se ndihet mjaft mirë në qytetin e gurtë ku jeton prej tre vitesh. Moran tregon se një ndihmë e madhe është edhe nëna e saj e cila jeton në Amerikë por prej disa ditësh ka ardhur pranë saj për ta ndihmuar.

“Kam tre vjet që qëndroj në Shqipëri. Erdha sepse është shumë vend i bukur dhe i qetë. Përgatis shumë ëmbëlsira amerikane. Kam mësuar nga mamaja ime, ajo është këtu tani për të më ndihmuar. Duhet të ketë besim në vendin tuaj. Sepse në qoftë se të gjithë ikin nuk do ketë përmirësime”, thotë Brenda për Zërin e Amerikës.