Pse tërshëra është ushqimi më i mirë për mëngjes

12

Ne të gjithë e dimë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, sepse na jep energjitë që na duhen për të përballuar jetën e përditshme në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kjo është pikërisht arsyeja pse tërshëra është ushqimi më i përshtatshëm për mëngjes.

Është një drithë i plotë, i gatshëm për të ofruar një numër të madh përfitimesh shëndetësore. Më poshtë kemi listuar përfitimet kryesore të tërshërës kur konsumohet në mëngjes.

Kolesteroli. 40 gramë tërshërë përmbajnë rreth 47% të dozës së rekomanduar ditore të beta-glucanëve, thelbësore për mbajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit në gjak.

Fibra. Tërshëra ndihmon në parandalimin e kapsllëkut, diabetit dhe obezitetit. Fibra që ajo përmban nxitin një sistem të shëndetshëm dhe efikas të tretjes. Për më tepër, fibrat rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Ushqyes. Tërshëra është e pasur me vitamina dhe minerale, si vitamina B6, folati, hekuri, magnez dhe zinku, të cilat ndihmojnë në nxitjen e funksionimit të duhur të sistemeve nervore, njohëse, imunitare dhe riprodhuese.

Antioksidantë. Tërshëra përmban polifenolë që luftojnë oksidimin qelizor, rregullon presionin e gjakut dhe ka veti anti-inflamatore.