AQSH publikon urimin e fundit të Krishtlindjeve, 1966

264

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka bërë publike dokumentin me urimin e Krishtlindjeve të vitit 1966. Ky i bie të ketë qenë urimi i fundit para se Shqipëria të shëndërrohej në një vend totalisht ateist.

Më 23 dhjetor 1966, Kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi Damian, përmes një telegrami, i uron Krishtlindjet Kryetarit të Kishës Katolike të Shqipërisë, Imzot Ernest Çobës. Ishin Krishtlindjet e fundit përpara fillimit të periudhës ateiste në Shqipëri.