Bashkia e Tiranës feston Krishtlindjen duke u shërbyer njerëzve në nevojë

230

Bashkia e Tiranës ka zgjedhur të kalojë festën e Krishtlinjdes duke u shërbyer njerëzve në nevojë.

Mensat sociale të bashkisë kanë ofruar një drekë festive për të moshuarit dhe ata në nevojë që nuk kanë mundësi të festojnë si të gjithë të tjerët. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, bashkë me aktorin e humorit Bes Kallaku ishin në mensën sociale në Laprakë, ku shërbyen ushqimin për të pranishmit.

Veliaj ftoi qytetarët t’i bashkohen nismave për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.