Argëtim dhe dhurata për fëmijët në Spitalin Pediatrik

82

Shfaqja ”Njësoj si ti” nga teatri Metropol këtë herë erdhi ndryshe pasi aktorët i dhuruan disa orë të mrekullueshme fëmijëve në pavijonin e Pediatrisë në QSUT.

Kjo shfaqje përveçse i kënaqi fëmijët pamasë dhe u kujtoi atyre se të gjithë jemi njëlloj, i gëzoi ato me dhuratat e shumta që ishin mbledhur gjatë dy fundjavave për to në Metropol.

Teatri Metropol ka zgjedhur të përdorë fuqinë e kukullave për të sjellë një eksperiencë të paharrueshme edukative, ku mësojmë dhe informojmë fëmijët mbi shqetësimet dhe dallimet sociale, duke u dhënë atyre aftësitë që ata kanë nevojë për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm.

Kjo shfaqje ka si qëllim që të sensibilizojë dhe të informojë, se si shoqëria duhet që të sillet me një fëmijë me aftësi ndryshe dhe po ‘udhëton’ kudo ku ka fëmijë për ti argëtuar ata dhe për ti transmetuar mesazhin se të gjithë jemi njëlloj dhe duhet të transmetojnë dashuri dhe përkrahje për këdo që ka nevojë.