Së shpejti nis rikonstruksioni i shkollës “Gustav Majer”

195

Në vijim të punës për përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit e të gjitha institucioneve arsimore, bashkia e Tiranës do të nisë së shpejti rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare “Gustav Majer”.

Ky rikonstruksion, i cili do të zgjasë për një periudhë kohore deri në 6 muaj, është i domosdoshëm për shkak të nevojës për ndërhyrje në sistemin qendror të ngrohjes, nyjeve sanitare dhe kushteve të palestrës.