ARRSH: Drejt përfundimit veprat e artit në rrugën Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë

7

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë po vijojnë me intensitet, ndërkohë që janë drejt përfundimit të gjitha veprat e vogla të artit.

Sipas ARRSH-së, aktualisht po punohet me ndërtimin e mureve pritëse, si dhe me ndërtimin e drenazheve të cilat mundësojnë disiplinimin dhe largimin e ujërave sipërfaqësore nga trupi i rrugës.

Po ashtu po punohet për ndërtimin e sistemeve gabion në zona të caktuara të këtij aksi rrugor.

Në këtë segment rrugor po ndërtohen vepra arti të vogla, mure mbajtëse, mure pritëse, tombino box dhe rrethore, kuneta, kanal betoni, si dhe sinjalistikë horizontale e vertikale.

/ata.gov.al