ARRSH: Nis gërmimi i trupit të rrugës në lotin 6 të Unazës Veriore të Tiranës

72

Në të gjitha lotet e Unazës Veriore të Tiranës një nga projektet më të rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit, si dhe për lehtësimin e trafikut brenda qytetit po vijon puna pa ndërprerje.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se në lotin 6 të Unazës Veriore të Tiranës paralel me prishjet e objekteve të mbetura po punohet për gërmimin e trupit të rrugës, vendosjen e hekurit dhe betonimin e pilotave, ndërtimin e strukurës box me qëllim sistemimin e Përroit të Gjerosës, si dhe ndërtimin e strukturës beton-arme të nënkalimit që do të bëjë lidhjen me rrugën “Myslym Keta”.

Unaza Veriore e Tiranës ka një gjatësi prej afro 8.5 kilometrash dhe është e ndarë në shtatë lote. Ky segment bën të mundur lidhjen me Rrugën e Arbrit duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve për mjetet që vijnë apo udhëtojnë drejt qarkut të Dibrës.

/ata.gov.al