Audi prezanton makinën e së ardhmes

5

Nëse i hedhim një sy makinës Audi activesphere concept (shkruhet me të vogla) duket sikur kemi kapërcyer 3 dekada menjëherë.

Ka aq shumë ndryshime në këtë model të ri të markës gjermane, saqë çdo model tjetër, sado aktual qoftë ai, duket i vjetër në krahasim me Audi activesphere concept.

Ky mjet duket si një përzierje mes një makine sportive dhe një 4×4. Ka një gjatësi prej 4,98 metrash, 2,07 m gjerësi dhe 1,6 m lartësi.

Në kroskot nuk ka butona ose ekrane, gjë që duket e pamundur. Por, në këtë koncept, Audi na tregon se në të ardhmen makinat nuk do të kenë komanda për të rregulluar funksione bazike ose të argëtimit, sepse ato do të krijohen përmes asaj që e quajnë Audi Dimension. Shoferi do të vendosë një kaskë që do t’i prezantojë përmbajtje virtuale në hapësirën reale të makinës dhe ai mjafton të bëjë disa gjeste që para syve t’i dalin ekrane apo sipërfaqe kontrolli, që pasagjeri nuk do të mund t’i shohë.

/a2news.com