Barazia gjinore/ Shqipëria renditet e 25-a në botë, më mirë me fuqizimin politik

169

Shqipëria renditet në vendin e 25 në botë nga 156 shtete, në Indeksin e hendekut Gjinor të vitit 2021, të publikuar nga Forumi Ekonomik Global, duke hyrë ndër vendet ku diferenca mes femrave dhe meshkujve është më e ulët. Vendi ynë pozicionohet  shumë më mirë se shtetet e rajonit. Hendeku gjinor në Shqipëri është më i ulët edhe se në shtete të zhvilluara të Europës, si Italia, Spanja, apo Danimarka. Në rajon, jemi të dytët pas Serbisë, që renditet e 19-a.

Shqipëria, deri tani, ka mbyllur 77% të hendekut gjinor, nga 89% që e ka shteti me më pak diferenca gjinore në botë, që është Islanda dhe 68% që është mesatarja globale.

Gratë shqiptare renditen në vendin e 35 për pjesëmarrjen ekonomike dhe mundësitë, në vendin e 42 për arritjet në edukim.

Shqipëria e ka treguesin më të mirë në fuqizimin politik, ku renditet e 30-a.

Në vend të parë në botë për hendek të ulët gjinor mes femrave dhe meshkujve renditen Islanda, Finlanda, Norvegjia, Zelanda e re, të cilat kanë edhe gra si kryeministre.

Në rajon, pas Shqipërisë renditen Mali i Zi (48), Serbia (54), Maqedonia e Veriut (73), Bosnjë-Hercegovina (76), ndërsa Kosova nuk është e përfshirë në këtë renditje.

Islanda është shteti që ka pabarazinë më të ulët gjinore në botë. Deri tani, ky shtet ka mbyllur 89.2% të hendekut gjinor.