“Bashkë përjetë”/ Çfarë është java e martesës dhe pse bëhet

83

Nga data 7-14 Shkurt është “Java e Martesës”, e cila organizohet prej 8 vitesh edhe në Shqipëri.

Aktivitet e Javës së Martesës kanë si qëllimin të inkurajojë çdo çift – pavarësisht nëse janë të sapomartuar apo gjyshër – që të investojnë kohë dhe energji për forcimin e martesës.

Martesat e forta janë themeli për familje të forta, dhe familjet e forta janë shtyllat e një shoqërie të shëndetshme. Problemi është se shpesh jemi shumë të zënë për t’i dhënë martesës kujdesin që meriton!

Fatkeqësisht, statistikat tregojnë që këto 25 vitet e fundit ky institucion i shenjtë në Shqipëri ka qenë nën kërcënim me një rritje afro dyfish të shkallës së divorcit. Timothy Hagen, studiues mbi çështjet e martesës dhe familjes, pohon se: “Këto tendenca të martesës në Shqipëri janë shqetësuese, sidomos në dritën e zbulimeve që tregojnë përfitimet e martesës për individët dhe më tej për shoqërinë”.

Martesa është një udhëtim i gjatë, një vrapim përmes një terreni “të paparashikueshëm” dhe sfidues, i cili mund të paraqesë pengesa të papritura, prandaj ajo duhe mbrojtur, ujitur dhe trajtuar me kujdes