Bashkëpunimi me 3500 fermerë, fabrika në Berat eksporton 2200 tonë fruta në ditë drejt tregjeve të BE-së dhe SHBA-së

40

Me mbështetjen e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, përmes programit IPARD, “Gjedra” shpk, një strukturë e re grumbullimi dhe tharjeje e frutave, në bashkëpunim me 3500 fermerë e ka kaluar produktin final të saj në tregjet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo kompani ka shtuar ambientet e grumbullimit dhe përpunimit me 2500 m2 sipërfaqe ndërtimi, si dhe dy furra tharëse bashkëkohore, investim që ia ka rritur kapacitetet grumbulluese e përpunuese deri në 660 tonë fruta në vit.

Kapaciteti i magazinës është 900 tonë fruta të thata.

“Gjedra” shpk arrin të marrë 1400 tonë fruta molle të njomë, e cila mund të jetë kategoria e dytë, e tretë. Kjo kompani eksporton 2200 tonë në ditë dhe ka 60 punëtorë.